Emelinda Meksi: Jam mbesa e Medar Shtyllës, kontributi i tij dekorata më e mirë

Në një postim në Facebook, Meksi reagon dhe për mos dhënien e dekoratës nga ana e Presidencës për Shtyllën. Sipas saj, dekoratën de fakto Medar Shtyllës ja ka dhënë kontributi në qeverisjen e vendit.
Postimi i plotë në Facebook i Ermelinda Meksit
“Sot ne diten e clirimit perulem me nderim para vepres se atyre qe luftuan dhe dhane jeten e tyre te shtrenje per clirimin e Atdheut nga nazifashizmi.
Ky vleresim eshte edukuar qe ne vegjeli tek une. Krenare per babane tim partizan dhe gjithe partizanet e deshmoret e luftes ne familjen time. Po aq krenare per Medar Shtyllen, mbesa e te cilit jam.
Dekoraten kete akt te munguar ne Presidence Dr.Medar Shtylles ja ka dhene de fakto kontributi si intelektual i doktoruar ne France, ne cdo detyre qe Ai e kreu me finikeri e modesti te spikatur si: Anetar i Shtabit te Pergjithshem te Luftes NCL,Minister i Ekonomise….. ,deri sa ndrroi jete ne vitin 1963 si Kryetar i Kuvendit dhe njekohesisht Dekan i Fakultetit te Mjekesise”.