FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emigrantët afrikanë: Mos na çoni në Shqipëri!

Edi Rama ofroi palës italiane që marrë 20 emigrantë dhe ti strehojë në Tiranë. Por Shqipëria nuk është vend i BE-së dhe nuk ka sistemin përkatës të azilit, deklaroi se shoqata italiane ASGI, juristët e së cilës anagzhohen për problemet e migrantëve. “Asnjë rregull kombëtar apo ndërkombëtar nuk e lejon një gjë të tillë.” Njerëzit mund të dërgohen vetëm me miratimin e tyre në Shqipëri.

Pas një debati që zgjat prej ditësh mes Italisë dhe BE-së, në fundjavë Shqipëria shprehu gatishmërinë të pranojë 20 emigrantë nga kjo anije e truprojës bregdetare italiane. Presidenti i ASGI Lorenzo Trucco i tha gazetës “La Repubblica”: “Si do të përzgjidhet se kush do të shkojë në Shqipëri? Eshtë një teatër absurd, një cënim i sistemit tonë të azilit.”

Shoqata “Pro Asyl” e quajti këtë “një veprim të çuditshëm”. Drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate për refugjatët, Günter Burkhardt, tha, se: “Kjo është një dëshmi e dobësisë së Bashkimit Europian.” Deri më sot nuk ka ndodhur që refugjatët, të cilët mbërrijnë në një vend të BE-së, të dërgohen në një vend tjetër të tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni i BE-së në Bruksel, që është përgjegjës ndër të tjera për ruajtjen e marrëveshjeve të BE-së, nuk është prononcuar. Një zëdhënëse tha, se kemi të bëjmë më një marrëveshje bilaterale mes Italisë dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në qershor ky autoritet i Brukselit megjithatë publikoi një dokument për qendrat e grumbullimit të refugjatëve, sipas të cilit kuptohet, që një marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë është kundër së drejtës së BE-së.

Në këtë dokument thuhet, se sipas së drejtës së BE-së nuk është e mundur, që emigrantët e shpëtuar në det të dërgohen nga BE-ja “në një vend, me të cilin ata nuk kanë asnjë lidhje”.

20 migrantë do t’i pranojë Irlanda dhe për rreth 100 do të përkujdeset Konferenca e Ipeshkëve në Itali. Por kjo nuk do të thotë gjë tjetër veçse në tokë italiane njerëzit nuk gëzojnë të njëjtat të drejta, thotë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?