Emisioni “360 Gradë”/ Imami: PD-së, fushatë mëndjetrashë. Ruli: PD e sfilitur (VIDEO)

Duke marrë shkasë nga debati brenda mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ku anëtarja e kryesisë, Valbona Mezini e konsideroi Jemin Gjanën si ‘dinozaur”, ish-deputeti i PD-së, Arben Imami i ftuar në studion e “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, thotë se kjo është normale, por problemi është mendësia në këtë parti.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1071124576345997/

Imami: PD ka bërë një humbje shumë të rëndë kjo e 2017 pas një humbje të rëndë të 2015. Kryetari i PD-së duket se nuk do mund të gëzojë popullaritetin. Kryetari i PD nuk gëzon një popullaritet të mjaftueshëm për të ngritur partinë. Edhe sondazhet tregojnë se kryetari ka qenë 10-15% më pak se partia. Partia po shkon poshtë e më poshtë. Është nga paaftësia, nga trashësia, apo konspiracioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zheji: Çfarë do të thotë “trashësi”?

Swiss Digital Mobile Reklama

Imami: Marrëveshja me Ramën ka qenë e trashë. Fushata ka qenë mëndje trashë. Si mund të mos sulmosh në fushatë kryeministrin dhe të sulmosh një parti të tretë?!

Ruli: Çarje, armiq, kundërshtar, anti-Basha. Vijmë nga një mentalitet patriarkal ku fqinji i fisit është armiku i fisit. Problemi në PD është problemi që shfaq politika në këtë dekadë me disa veçanti të saj. Së pari, ajo që po ndodh është ajo që unë e quaj depolitizimi i demokracisë. E dyta, po krijohet establishmenti.  PD e sflilitur moralisht , numerikisht dhe politikisht.

Imami: Ajo që ka ndodhur në PD këto 4 vjet një refleks neokomunist

Imami: Është normale që të hymë dhe të dalim si në çdo profesion. Problemi i PD është problemi i kulturës politike për të bërë një pastrim total me etiketën të rinj dhe të vjetër, por ato që dolën janë më shumë të rinj. Edhe Valbona vetë mund të thotë diçka që të tingëllojë kështu siç e cilësove ti.

Është komuniste që t’i drejtohemi me të rinj dhe të vjetër, i zi dhe i bardhë.

Politika nuk flet më për problematikat e qytetarit, por krijohen konflikte të kësaj natyre.

Ajo që ka ndodhur në PD këto 4 vjet rresht nuk është gjë tjetër vetëm se një refleks neokomunist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?