Emri i parë i Skënder Gjinushit, dekriminalizimi zbulon se… (FOTO)
Me publikimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit, kureshja është shtuar ndaj formularëve të dekriminalizimit, nëse e kanë të pastër të shkuarën deputetët e ardhshëm.
Ka pasur raste kur përgjatë vitet KQZ ka publikuar raste kur deputetë, kryetarë bashkie etj në formularin e dekriminalizimit, e kanë shkuar me dorën e tyre se pasur më shumë se një emër. Por deri dje jemi njohur me raste vetëm kur personat janë në detyrën institucionale, si në postet e sipër përmendura.
Nga një vështrim i thjeshtë “Koha Jonë”, “zbuloi” se kreu i Partisë Social Demokratike, Skënder Gjinushi më parë ka patur edhe një emër tjetër, emër i vendosur nga prindërit.
Në formularin e depozituar në KQZ, siç shihet dhe në foton e mëposhtme shkëputur nga formulari, emri i Skënder Gjinushi më parë ka qenë Sasha por që e ka ndryshuar.
Gjinushi ka sqaruar në formual se emri Sasha ka qenë ai që i kanë vendosur vendosur prindërit, me të cilin edhe e kanë regjistruar fillimisht në gjendjen vivile, por që ai nuk e ka përdorur kurrë.
KQZ ka dhënë akses për çdo votues që të shoh formularin e dekriminalizmit dhe të CV-së të çdo kandidati, te çdo parti e regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit.
R.SH

KOHA JONË SONDAZH

