Ende ka shpresë, Ambasadori austriak: Marrëveshja politike e arritshme
Ndërkombëtarët ende kanë shpresë për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike në Shqipëri. Ai që e shprehu këtë ishte Ambasadori Austrisë, Johan Sattler, në prezantimin e projektit për zhvillimin rajonal. Zvicra dhe Austria do të financojnë 3 mln euro në zonat e neglizhuara.
Ndërkombëtarët ende kanë shpresa për një arritjen e një marrëveshjeje mes palëve politike për zgjedhjet e 18 qershorit.
Ishte Ambasadori i Austrisë, Johan Sattler, që u shpreh shpresëplotë gjatë prezantimit të projektit të ri të financimit për zhvillimin rajonal.
Johan Sattler: Sot është një ditë shpresëplotë për Shqipërinë, si fillim ende mbajmë shpresë që të arrihet një marrëveshje në sferën politike, në lidhje me zgjedhjet. Do të ishte mire për Shqipërinë sikur të kemi një marrëveshje mes palëve.
Tre milion euro për tre vite është financimi që vjen Zvicra dhe Austria me qëllimin balancimi social ekonomik, lehtësimi i pabarazive dhe investime në zonat më të neglizhuara.
Ambasadori zvicerian, Christoph Graf, theksoi se fokusi i zhvillimit të deritanishën ka qenë Tirana dhe Durrësi, duke harruar zona të tjera.
Christoph Graf: Ja pse reforma e zhvillimit rajonal ka shumë rëndësi: ajo synon të promovojë një zhvillim më të balancuar social-ekonomik të vendit dhe të nxisë zhvillimin e rajoneve të forta. Përmes zhvillimit rajonal do të kemi më pak pabarazi midis rajoneve të ndryshme të vendit.
Një element me rëndësi i projektit është aftësimi i qeverisë për të rregulluar zhvillimin rajonal përmes ligjeve e vendimeve, dhe për të forcuar institucionet rajonale me synim identifikimin dhe thithjen e fondeve.
KOHA JONË SONDAZH

