Ende pa marrë mandatin, Basha zbulon deputetin e PS-së që i shërben Shullazit

Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj deputetit të ri të PS-së. Për kreun e ngrirë të PD-së, Jurgen Çyrbja është një shërbëtor i Emiljano Shullazit, e që tashmë ai futet edhe në Parlament.

Përmes një deklarate në rrjetin social facebook, duke u shprehur se me ligjin e dekriminalizimit PD ndaloi futjen e kriminelëve në Kuvend, Basha theksoi se tani është koha për të larguar nga politika edhe shërbëtorët e krimit.

Kjo deklaratë erdhi pas dëshimisë së deputetit socialist të Durrësit, Jurgen Çyrbja në seancën ndaj Emiljano Shullazit për hotel “Vollgën”. Sipas Bashës, Çyrbja mbrojti Shullazin dhe kjo nxori në pah fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI I PLOTË: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti socialist i Durrësit, Jurgen Çyrbja dëshmoi sot në gjykatë në favor të bandës së Emiljano Shullazit edhe pse prokuroria e kishte thirrur për të dëshmuar kundër saj. Dëshmia e tij nxorri në shesh fytyrën e vërtetë të shtetit të Edi Ramës si shtet privat në dorën e të fortëve dhe kriminelëve.
Prania e Çyrbes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar. Me ligjin e dekriminalizimit ne ndaluam futjen e vetë kriminelëve në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorët e krimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?