Endri Fuga për gazetarët: Squlleni para Berishës, ndaj Ramës jeni pa etikë

Drejtori i Komunikimit në Kryeministrit, Endri Fuga ka reaguar sot për intervistën e dhënë nga Sali Berisha në Top Channel. Në një mesazh të Twitter, Fuga duket se nuk i ka pëlqyer qëndrimi i gazetarëve që ishin në studio me ish-kryeministrin.

Fuga thotë se është krenar që e ka nxjerrë në pension “vjetërsirën komuniste” duke ju referur Berishës. Ndërkohë që nuk e fsheh pakënaqësinë për mosmirësjelljen e gazetarëve ndaj Edi Ramës.

Kur ju shoh se si squlleni për inerci përballë Saliut, jam shumë krenar që e nxorëm në pension këtë vjetërsirë komuniste! 100 herë më mirë mosmirësjellja juaj ndaj Kryeministrit të sotëm, sepse tregon se jeni krejt të lirë edhe pse s’jeni hiç etikë?”,- shkruan Fuga

Swiss Digital Desktop Reklama

Në panelin e studios të Eni Vasilit, në Top Channel, përballë Berishës ishin gazetarët, Alfred Peza, Arian Çani dhe Ervis Iljazaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?