FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Enver Hoxha i dehur”, shikoni fotografinë e papublikuar më parë

Ish-Drejtori i Arkivave të Ministrisë se Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto të ish-diktatorit Enver Hoxha, ku sipas të cilit është në gjendje të dehur.

“Komandanti legjendar” siç nuk e keni parë më parë. Kjo është një foto tjetër që tregon komandantin gjatë luftës së përbotshme. I shëndoshë jashtë mase si pasojë e efektit të ushqimit cilësor, ajrit të pastër dhe mungesës së lëvizjes, ai është fotografuar në këtë gjendje nga Miladini.

Nuk dihet për çfarë arsye ka zgjedhur Miladini ta fotografojë vartësin e vet, por fotoja të jep përshtypjen se je përpara një njeriu të pirë që vetëm për luftë nuk është. Është interesant, por pamja e Enverit është e njëllojtë me pamjet që kemi parë në filmat e kinostudios me subjekt ballistët,” shkruan Dervishi në Facebook, krahas fotos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?