FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erion Veliaj-Fevziut për Berishën: Po i referohesh një injoranti…

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ftuar në emisioni “Opinion” u është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha për ndërtimin e “Sheshit Skënderbej”: Pashë që vizioni i tij dhe i Lulzim Bashës prodhuan një kartodrom, një panolino si qendrën e qytetit, e lanë qytetin pa një pjacë. Kjo e imja dhe e Edi Ramës mund të mos jetë perfekte, por s’ka lidhje me atë të parën.

Më tej Veliaj tha se nuk pret që Berisha ta lavdëroi, si dhe e akuzoi atë se gënjen e sipas tij kjo ndodhi edhe me trenin tek parku i lodrave tek Liqeni Artificial. “Sali Berisha botoi një postim, tren në Poloni, në formë penisi dhe tha që ndodhet në Tiranë dhe gënjeu, çmenduria e tij duhet të merret në kontekst”.

Teksa gazetari Belndi Fevziu po lexonte statusin e Berishës për “Sheshin Skënderbej”, Veliaj i tha se po i referohej një injoranti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?