FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erion Veliaj fillon valën e shkarkimeve nga radhët e LSI

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj raportohet se shkarkoi sot nga detyra 3 zyrtarë të bashkisë të cilët vijnë nga radhët e LSI.

Burime nga bashkia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se është shkarkuar nga detyra drejtori i Ndërmarrjes numër 3 të kryeqytetit Artjon Caushllari, administratori i Njësisë Farkë Mateo Shaba, si dhe drejtoresha e qendrës sociale në Shkozë Kajame Sinani.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e shkarkimit të këtyre 3 zyrtarëve por vendimi vjen fill pasi LSI u distancua publikisht nga vendimi i dy këshilltarëve të saj për të votuar pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak. /BW/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?