Erion Veliaj në Njësinë 5: Kundërshtarët tanë janë si ai që qëllonte me gurë tigrin

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, është ndalur sot në Njësinë 5 në vijim të turit informues për zgjedhjet e brendshme të partisë.

Në takimin ku mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, me anëtarë të forumeve të PS, Veliaj tha se Njësia 5, në këto 7 vjet, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.

Kryebashkiaku i Tiranës vuri në dukje se Partia Socialiste është krenare për punët që ka bërë në qeverisjen qendrore dhe vendore, por ambicia është për të bërë edhe më shumë se kaq. Ai shtoi se vendi ka humbur shumë kohë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët kërkojnë vetëm konflikt, si t’i vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj për Kopshtin Zoologjik dhe më kujtohet kë kemi përballë. Jemi ende duke bërë betejë me ata që i gjuajnë tigrit me gurë. Po ta shohësh, ata kështu i gjuajnë partisë së tyre, siç i gjuajnë tigrit. Kurse ne vetëm kemi investuar në Njësinë 5. Shikojeni sa është rritur vlera e pronës rreth Kopshtit Zoologjik! Halli më i madh për kundërshtarët tanë është a ka dhëmbë tigri. E kuptoni çfarë mentalitetesh jemi? PS-ja është parti që bën shtet, që bën qytet, që modernizon. Ambicia jonë, tani që i kthyem në pronësi të bashkisë edhe pishinat te Diga e Liqenit, është si t’ia kthejmë lavdinë e dikurshme në Njësinë 5. Pasi të mbyllen proceset për Kopshtin Botanik, do ta transformojmë si Kopshtin Zoologjik, të hapur për qytetarët. Por të gjitha këto rrisin vlerën e njësisë. Kjo është arsyeja pse PS vijon të rritet”, u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?