FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erion Veliaj përgatit Maratonën e Tironës 2018

Maratona e Tiranës 2018 mirëpret edhe këtë vit vrapues nga e gjithë bota për t’u bërë pjesë e saj. Bashkia e Tiranës e cila është organizatorja e edicionit të tretë të kësaj maratone ka marrë aprovimin e dy itinerarëve të rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF.

Itinerari përshkruan pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi. Ndërkohë regjistrimet për t’u bërë pjesë e Maratonës së Tiranës mbyllen me 30 shtator 2018, ora 00:00.

Përshkrimi i itinerarit:
Fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më kuriz nga sheshi “Nënë Tereza”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Rruga “Abdi Toptani”
Rruga “George W. Bush”
Rruga “Barikadave”
Rruga “Urani Pano”
Rruga “Ded Gjo Luli”
Rruga “Kavajës” deri te kisha katolike dhe kthim

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?