Erion Veliaj viziton “Xhorxh W Bush”

Erion Veliaj vazhdon punën në Tiranë, sot ai shkoi te “Xhorxh W Bush”.
Pas inspektimit Veliaj shkruan: “Një tjetër rrugë në kryeqytet, rruga “Xhorxh W Bush”, po rikonstruktohet sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare!
Gjithashtu, po rikonstruktohen edhe rrugët “Xhorxhi Martini”, “Myrtezim Kelliçi”, “Jeronim De Rada”, si edhe fasadat e objekteve që ndodhen në anë të saj.
Pavarësisht se çfarë opinionesh kemi, faktet janë të njëjta: Prona në Tiranë vazhdon dhe rritet, cilësia e jetës në qytet, turizmi i shtuar, janë konfirmim që kemi marrë vendimet e duhura”.
Ndërkohë Tirana është plot e përplot me turistë të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?