Erisa Xhixho i përgjigjet Lindita Nikollës: Meta kritikoi policinë e drogës, jo Policinë e Shtetit

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Erisa Xhixho i përgjigjet kandidates, Lindita Nikolla. Në një reagim për mediat, Xhixho shprehet se Ilir Meta ka sulmuar policinë e drogës dhe të krimit dhe jo Policinë e Shtetit.

Reagimi i plotë i Erisa Xhixhos:

“Ilir Meta ka sulmuar policinë e drogës dhe të krimit dhe jo Policinë e Shtetit. Të gjithë policët në Shqipëri e dinë që Meta ka qenë mbështetësi më i madh i Policisë së Shtetit në ditët e saj më të vështira kur është sulmuar nga banditët e kriminelët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit duhet të ishte distancuar dje nga deklarata e paligjshme dhe e papërgjegjshme e Edi Ramës që i bëri thirrje për të mbledhur vota për rilindjen. Nuk mund të ketë zgjedhje të qeta në Lezhë aq kohë sa në krye të komisariatit është kushëriri i kandidatit të dytë në listën e rilindjes në Dibër, i vendosur aty për arsye politike, për të favorizuar rilindjen dhe personat në kërkim të rilindjes që nuk i kap policia, për të menaxhuar plantacionet e kanabisit dhe për të ushtruar dhunë ndaj atyre që nuk votojnë rilindjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit të ndahet nga policia e drogës dhe e dhunimit të zgjedhjeve.

Koha kur Lezha qeveriset nga bandat po mbaron. 25 Qershor, dita e gjykimit të madh për të ndëshkuar me votë bandat dhe frymëzuesit e tyre politik po afron”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?