Erisa Xhixho: Vota për LSI, votë për të ardhmen dhe jo konfliktin politik

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1562665420413377/
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së të qarkut të Fierit. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kandidatët për deputet të LSI-së në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho, Robert Bitri, Klajdi Bogdanaj, etj. Gjithashtu, në kët aktivitet mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në kuadër të turit falënderues me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë fjalës së saj në këtë takim, kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho u shpreh se LSI ka një program konkret për arsimimin e të rinjve, duke e cilësuar këtë si arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin dhe Shqipërinë. “Jam e bindur se një arsim cilësor është arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin për të ndryshuar Shqipërinë”, – tha kandidatja për deputete e LSI-së teksa shtoi se vota për LSI-në, është vota për rinjtë dhe për shansin që Lëvizja Socialiste ofron për të gjithë. “Vota për LSI-në është vota për të rinjtë dhe të rejat e Fierit. Është vota për të ardhmen tonë. Besoj te politika që kujdeset për njerëzit. Unë besoj te politika që është aty për të zgjidhur hallet dhe shqetësimet, unë besoj te politika e qetësisë dhe e tolerancës, që largon atë politikë konfliktuale, që nuk e do asnjë”,- tha Xhixho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?