Erjon Isufaj padit firmën e ndërtimit

Erion Isufi, i përfolur ndryshe si kunati i kryedemokrati Lulzim Basha, ka bërë sot një Kërkesë-Padi në drejtim të Shoqërisë “Arlis-Ndertimi” shpk, e cila administrohet nga Armand Lilo.

Padia është ngritur në bazë të akuzës së këtij të fundit se ndaj tij firma ka lëshuar deklarata jo të vërteta.

Firma e ndërtimit që ka rrethuar lulishten në zonën e ish-parkut të autobusëve, në një deklaratë pak ditë më parë është shprehur se leja e ndërtimit është marrë në vitin 2013 pas miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, kohë kur Bashkinë e drejtonte Basha. Sipas firmës “Arlis shpk”, në atë kohë, kunati i ish kreut të Bashkisë i kërkoi firmës që një pjesë të tokës t’ia kalonte atij dhe pas refuzimit, Bashkia e ktheu të gjithën në lulishte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por lidhur me këtë situatë në Kërkesë-Padi shkruhet se “detyrimi i palës se paditur, për ti shërbyer paditësit Erjon Isufi dëmin jo pasurorë me masën 1.000.000 lekë detyrim për të botuar përgënjeshtrimin e deklaratës në të gjitha portalet mediatike online në të cilat është botuar lajmi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?