FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ermal Meta kundër ministrit të brendshëm italian Salvini

Në një intervistë për “Donna Moderna”, kantautori tregon se është kundër vendimit të ministrit të brendshëm italian, Matteo Salvini, për të mos mbështetur refugjatët që vijnë nga Libia.

“Nëse do të kishte ndodhur 24 vjet më parë kjo që po ndodh tani, nuk do të isha këtu, duke bërë muzikë. Dhe si unë, edhe shumë të tjerë. Para kufijve ekzistojnë njerëzit dhe i duhet dhënë një mundësi jetës. Ndihem keq me këtë që po ndodh. Sot, një pjesë e botës vuan dhe kërkon të shpëtojë pikërisht ekzistencën, të mos vdesë. Shumë vite më parë, kjo pjesë e botës më takonte, sepse unë isha pjesë e saj. Dhe duket se nuk duan t’i gjejnë një zgjidhje këtij problemi. Më kall datën kjo situatë.” – u shpreh Ermal Meta.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Ermali dhe Matteo janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, pasi kur ai përfaqësoi Italinë në “Eurovizion” ministri i brendshëm ishte totalisht kundër tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?