Eureporter: SHBA dhe BE të shqetësuar për bllokimin e reformës në drejtësi

Në mes një kori pakënaqësie brenda Partisë Demokratike të opozitës në Shqipëri, në Bruksel dhe Uashington janë ngritur shqetësime  mbi përpjekjet për të bllokuar reformën në drejtësi. E nis kështu artikullin e tij analitik mbi vendin tonë në EU Reporter gazetari i njohur dhe me 40 vite eksperincë Martinn Banks. Reforma, e cila synon pastrimin e gjykatave nga gjyqtarët  e korruptuar e të paaftë, kërkesë kyçe për hapjen e negociatave me BE, u bllokua nga një bojkot 3 mujor i opozitës i drejtuar nga lideri i  PD Lulzim Basha.

Kjo u zgjidh pasi Kryeministri i PS pranoi të shtyje zgjedhjet parlamentare me 1 javë dhe i dha mundësinë PD të emërojë një numër ministrash “teknike” gjate periudhës zgjedhore.

Megjithatë, Bunks shkruan se  fraksione kanë kundërshtuar reformën në Gjykatës Kushtetuese duke nxitur shqetësimin e ndërkombëtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E shumë nevojshmja reformë në drejtësi,  është sërish nën sulm,” tha dje një zëdhënës i Shërbimeve të Veprimit të Jashtëm të BE. “U bëjmë thirrje të gjitha partive të përfundojnë krijimin e institucioneve te vetingut. Sulmi ndaj reformës , në vend të zbatimit të vetingut me monitorimin e ngushtë të ONM, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë .”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasada amerikane në Tiranë, publikoi një deklaratë të ngjashme. “Populli shqiptar duhet të jetë i shqetësuar për këto përpjekje për të dobësuar reformen, me qellim mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshirë dhe ata që kanë lidhje me krimin e organizuar”.

Më tej në artikull shkruhet se ka kritika për mos përzgjedhjen si kandidatë për deputetë të PD, të cilet mbështetën reformën në drejtesi. Në nje interviste eksklusive për këtë  uebsite, një anëtar i vjetër i PD e cilësoi  Bashen si nje “autokrat i vogel”.

Anëtari i PD, aktualisht deputet tha se nese siç pritet PD humb zgjedhjet e 25 qershorit Basha duhet të dorëhiqet dhe “te përballet me pasojat.” Deputeti nuk dëshiron të identifikohet, nga frika për ndëshkime të mëtejshme, shkruan Banks.  Deputeti e akuzoi Bashën se po përpiqej t’i “mbyllte gojën” kritikeve në PD dhe të bllokonte përzgjedhjen e tyre si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Ata të cilët mbështetën reformën në drejtësi të kundërshtuar nga Basha dhe pjesërisht të ndihmonin ne hapjen e rrugës për fillimin e negociatave të anëtarësimit, e “paguan gabimin”.

Sondazhet e fundit tregojne se PD e cila vetëm tani vonë hoqi dorë nga bojkoti, me shumë gjasa do të humbë përballë PS qeverisëse, përfudnon Bunks në artikullin e tij për EU Reporter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?