Euronews jehonë goditjes së Edi Ramës me vezë në Parlament
Prestigjiozja “Euronews” i ka kushtuar vëmendje goditjes së Edi Ramës me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa në Kuvend.
Ky është artikulli i Euronews i përkthyer në shqip:
Moment shoku në parlament: Kryeministri shqiptar Edi Rama goditet me vezë nga një anëtar i opozitës.
Punonjësit e rendit mundën ta largonin deputetin e Partisë Demokratike Endri Hasa nga foltorja.
Ai u përjashtua nga parlamenti për 10 ditë.
Partia Demokratike tha se deputetet e opozitës ishin fyer nga fjalët e Ramës. Me goditjen me vezë, Hasa u solidarizua me studentët demonstrues.
Studentët po protestojne për një reduktim të tarifave të shkollimit që nga fillimi i muajit.
Atyre tani u janë bashkuar grupe të tjera të ndryshme, protestat e të cilave janë të drejtuara në përgjithësi kundër politikës qeveritare.
Demonstruesit denoncojnë, ndër të tjera, varfërinë e shfrenuar dhe çmimet e larta të karburantit.
KOHA JONË SONDAZH

