Euronews: TAP, gazsjellësi që i pëlqen Donald Trumpit

Ndërsa Kryeministri italian viziton Shtëpinë e Bardhë, një nga çështjet e shumta që u diskutua ishte Gazsejsllësi Trans Adriatik (TAP) me vlerë 5 miliardë euro. Një tubacion prej 870 kilometrash (540 milje) do të lidhë fushën gazmbejtese Shah Deniz II në Azerbajxhan, me Italinë, duke kaluar nëpër Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Detin Adriatik.

Deri në fund të vitit 2020, TAP do të transportojë rreth 10 miliard metra kub në vit. Ky projekt synon të zvogëlojë varësinë e Evropës nga Rusia për gazin. Por fazat përfundimtare të ndërtimit janë në shqyrtim, pasi ministri i ri i mjedisit i Italisë e quan projektin “të pakuptimtë”, pasi thotë se mungon kërkesa.

Gjatë takimit me kryeministrin Italian, Presidenti Trump ka kërkuar që TAP të përfundojë sa më shpejt. Nga ana e tij, Uashingtoni e sheh TAP-in si vendimtar në strategjinë e tij për të kontrolluar ndikimin e Moskës në kontinentin e vjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqishëm ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2, një projekt që do të sillte gazin direkt nga Rusia në Gjermani dhe për këtë arsye në Evropë, duke anashkaluar Ukrainën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Larg nga zëvendësimi i gazit rus, TAP kërkon të diversifikojë furnizimin evropian, duke siguruar 2.4% të konsumit kontinental të gazit. Kjo do t’i japë Italisë një rol strategjik në Evropë, si një qendër për rieksportimin e gazit drejt vendeve europiane nëpërmjet Alpeve. /Javanews/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?