Europa me sytë nga Franca, votohet sot për Presidentin e ri
Qytetarët francezë do të zgjedhin ditën e sotme Presidentin e vendit për pesë vitet e ardhshme, ndërsa qëndrat e votimit janë hapur në orën 08:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të tilla deri në orën 19:00 të mbrëmjes.
Raundi i dytë sheh përballë njëri-tjetrit, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, ku ndonëse liberali është më i avantazhuar duke ju referuar sondazheve, ekspertët paralajmërojnë se proçesi mund të rezervojë edhe supriza.
Macron, një ish-Ministër në qeverinë e Presidentit në ikje, François Hollande, ka drejtuar një fushatë të suksesshme pasi themeloi lëvizjen e tij të pavarur ‘’En Marche’, ndërkohë që nga ana tjetër, Le Pen, prej vitesh ka grumbulluar votat e qytetarëve me pikëpamje të ekstremit të djathtë.
Liberali ka premtuar të rindërtojë ekonominë duke shkruar vendet e punës në administratës publike si dhe duke injektuar më shumë të ardhura në ekonomi.
Sipas tij, kjo lëvizje do të ulë nivelin e papunësisë në më pak se 7% si dhe do të sjellë një frymë të re për ekonominë franceze.
Fushtata e Macron ra pre e një sulmi kibernetik që rezultoi në publikimin e një numri të konsiderueshëm të dhënash konfidenciale, por pavarësisht kësaj, sondazhet tregojnë se ky fakt nuk ndikoi negativisht në shifrat aktuale.
Ndërkohë, lidhur me programin e Le Pen, përfaqësuesja e Frontit Nacional ka premtuar mbajtjen e një referendumi për të përcaktuar të ardhmen e Francës brenda ose jashtë BE-së.
Gjithashtu, ajo pretendon se do t’i rikthejë qytetarëve francezë dinjitetin e humbur.
Sikurse në raundin e parë, edhe raundi final po zhvillohet nën masa mjaft të rrepta sigurie, për shkak të sulmeve të shumta terroriste që kanë goditur vendin në tre vitet e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

