Fakte të reja për manipulimet. Doda: Shikoni si u vodhën votat (VIDEO)

PDIU vijon betejën për mandatin e humbur në Tiranë në zgjedhjet e 25 qershorit, për vetëm disa vota, të cilat pretendon se i janë vjedhur.

Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka publikuar një video në rrjetet sociale, që sipas saj, është vetëm akti i parë i një filmi që titullohet “Si shkatërrohen zgjedhjet në Shqipëri”.

Doda iu bën thirrje të gjithëve të shohin me kujdes se si në sekondat e fundit merren votat nga dengu i PDIU dhe kalojnë në atë të një force tjetër politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shume e rendesishme… akti i pare i zbulimit te vertetes… Kjo video qe po hedhim sot eshte vetem akti i pare i nje filmi qe titullohet: “Si shkaterrohen zgjedhjet ne Shqiperi…”
Vini re me kujdes se si ne sekondat e fundit, merren votat nga dengu i PDIU dhe kalojne ne ate te nje force tjeter politike…
Ky eshte vetem akti i pare i nje rradhe te gjate rastesh qe tregojne se ku shkojne votat e PDIU si ne kete rast… Ne videot e tjera, do ju afrojme vepra te tjera nga numerimi “korrekt” ne mes te Tiranes…”, shkruan Doda./

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/mesila71/videos/10155419551490690/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?