Faktet/ Shërbimi qesharak që Topi dhe Klani i bëjnë Ramës dhe Veliajt

Nga lapsi.al/

Prej disa ditësh ashtu sikurse bëri me teatrin, Lej Feni i bashkisë po mundohet të përcajë edhe protestuesit e unazës së re. Ai i ka ndarë ata në dy grupe, në shpellarët dhe ata që sipas teorive të revolucionit kulturor, i prishin me qejf shtëpitë, për t’i hapur rrugë zhvillimit. Por e bukura është se kokë e këmbë në shërbim të kësaj neverie janë vënë edhe dy TV më të mëdha të vendit, Top Channel dhe Klan. Ato, në lajmet e djeshme, kanë transmetuar dy kronika krejtësisht të ngjashme, të servirura me siguri nga zyra gëbelsiane e propagandës, ku i bëhet jehonë “ndërgjegjësimit të banorëve që kanë nisur të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës dhe ARSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po të shikohen tekstet e lajmeve të dy televizioneve që janë hedhur ne rrjet me një orë diferencë, fjalia që tërheq vëmendjen është ajo me mendësi të një kohe të kaluar, ku flitet për ndërgjegjësim të banorëve. Ndërsa tekstet e lajmeve ndryshojnë disi, fjalia që i është dashur dyshes Rama Veliaj duket se është futur e njëjtë me “Copy Paste”.
Vetëm pasi neveritesh nga kronika të tilla e kupton se kujt i shërbejnë këto ekrane (njëri thuhet se është edhe midis tre fituesve të loteve të unazës së re), që nuk flasin asnjëherë për koston 40 milionë euro për dy kilometra rrugë, por në vend që së paku të informojnë, i shërbejnë politikave përça e sundo të grabitësve.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?