Falja e detit/ Pritet të arrestohet ministri i jashtëm, Ditmir Bushati
Çështja e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin ka shkaktuar një stuhi reagimesh në opinionin publik. Mungesa e transparencës nga Tirana dhe deklaratat e palës greke se kanë fituar territor në bisedimet me Shqipërinë kanë bërë që qytetarët të revoltohen me qeverinë. Ndërsa politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile shkojnë dhe më tej duke kërkuar ndjekje penale për negociatorët e këtij pakti që dëmton interesat e Shqipërisë.
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme që të arrestojë ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Sipas tij, ministri ka cenuar integritetin territorial të Shqipërisë.
“Prokuroria shqiptare duhet të ndjekë penalisht Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë,Ditmir Bushati, për shkelje të integritetit territorial. Gjëja e parë që duhet të bënte Prokuroria e përgjithshme, duhet të ishte, lëshimi i fletarrestit për Ditmir Bushatit. Kemi të bëjmë me një veprim të ngjashëm me importimin e plehrave kimike nga qeveria Rama’, tha Spahiu në një intervistë për “Syri.net”.
KOHA JONË SONDAZH

