FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fati i ’18 Qershorit’ në duart e gjyqtarit Gjin Gjoni, gjykon padinë e PAA-së

Kolegji Zgjedhor ka vendosur me short trupën gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e PAA, mbështetur nga Partia Demokratike dhe opozita për rrëzimin e datës 18 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, pasi listat e kandidatëve për deputetë sipas tyre janë dorëzuar jashtë afateve.

Nga shorti rezultoi që anëtarët e trupës gjykuese që do të shqyrtojnë padinë e opozitës do të jenë; Tomor Skreli, Gjin Gjoni, Sotiraq Lubonja, Ridvan Hado dhe Artur Malaj.

Relatori i padisë do të jetë Gjin Gjoni, gjyqtari nuk ka qenë i pranishëm në momentin e hedhjes së shortit, ndërsa ka autorizuar një nga sekretaret, Dafina Morinën për shortin për të tërhequr goglat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga tërheqja e goglave ka rezultuar se Gjin Gjoni do të jetë gjyqtar dhe relatori i çështjes së Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë fati i datës 18 qershor është në duart e trupës gjykuese me relator Gjin Gjonin.

Opozita ka bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa kërkon me cdo kusht qeveri teknike, pasi sipas saj është garancia e vetme që procesi të jetë i lirë.

5 anëtarët e trupës gjykuese janë;

Tomor Skreli
Gjin Gjoni (relator)
Sotiraq Lubonja
Ridvan Hado
Artur Malaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?