Fati i Tahirit në dorën e LSI

Ndërsa pritet të nisë pas pak minutash mbledhja e Komisionit të Mandateve, nga diskutimet e djeshme socialistët lanë të kuptohej se me provat që kishin do të votonin kundër  heqjes së mandatit për deputetin Tahiri, fakt që e përforcoi edhe deputetja socialiste Vasilika Hysi.

Ndërkohë demokratët kanë insistuar në marrjen në konsideratë të provave të Prokurorisë duke lënë të kuptohet që vota e dtyre do të jetë pro.

Duke patur parasysh që PD ka 4 anëtarë dhe PS ka 5 mbetet që në këtë pikë, ai që do të venosë fatin e Tahirit mbetet të jete deputeti i LSI, Nasip Naço. Nëse ky i fundit bashkon votën me socialistët do të shpëtojë Tahirin, gjë që në fakt dyket e veshtire te ndodhe, per te mos thene e pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?