Fatmir Xhafaj: Edhe Haki Çako ka firmosur, ka gabuar…
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka pranuar hapur se Policia e Shtetit ka gabuar në këto vite në goditjen e bandave dhe krimit të organizuar.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Ministri Xhafaj u ndal tek shkarkimi i gjithë drejtorisë së Policisë në Elbasan me urdhër të tij, disa kohëve më parë fill pasi një automjet përplasi makinën e drejtorit të policisë në këtë qark. Sipas Xhafajt, ish-Drejtori i Policsë Haki Çako ka gabuar duke emëruar persona të paaftë në pozicione kyçe, të paktën në qarkun e Elbasanit. “Pa dyshim që policia ka gabuar, dhe kjo është arsyeja që janë marrë masat përkatëse në këtë drejtori. Një gabim ka qëenë edhe emërimi në poste të tjera të personave që u shkarkuan në Elbasan.
Kjo sepse nuk e meritonin për shkak të paaftësisë në hetimin e atyre grupeve kriminale në Elbbasan. Gabimin për këtë e bënë besoj ata që janë drejtues. Edhe Çako ka firmosur aty”, tha Xhafaj.
Kujtojmë se ka qenë vetë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili ka kërkuar dy herë tek Edi Rama, shkarkimin e ish drejtuesit të policisë së shtetit Haki Çako.
KOHA JONË SONDAZH

