Fatos Klosi mbështet në Tiranë kandidaten e LSI që krenon mallakstriotët

Nënkryetarja e LSI-së, deputetja Kejdi Mehmetaj, e cila së bashku me Ministren e Integrimit, Klajda Gjoshën, udhëheqin listën e LSI-së për qarkun Tiranë zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit mallakastriot në Tiranë.

“Jam krenare për rrënjët e mia mallakastriote, – u shpreh Kejdi Mehmetaj, – dhe ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen që i jepni LSI-së si një forcë e të ardhmes”.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu krenarinë që në krye të listës së LSI-së për Tiranën është një përfaqësuese kaq dinjitoze e rinisë si Kejdi Mehmetaj, e cila gjatë mandatit të saj si deputete tregoi vlerat më të mira që kanë të rinjtë tanë dhe ishte një avokate e shkëlqyer e çështjeve, që shqetësojnë më shumë rininë tonë si arsimi dhe punësimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po kështu – u shpreh Meta, – ajo inicioi hartimin dhe miratimin e Ligjit për vullnetarizmin duke dëshmuar një kulturë të re për të cilën kanë nevojë të rinjtë tanë, atë të solidaritetit dhe socializmit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, Meta falënderoi mallakastriotët për përkrahjen që i kanë dhënë LSI-së që nga krijimi i saj, ku vlerësoi kontributin e shquar të Prof. Fatos Klosit si një nga themeluesit kryesorë të LSI-së.

Në këtë takim foli edhe Prof. Fatos Klosi, i cili duke mbështetur kandidaturën e Kejdi Mehmetaj vlerësoi mbështetjen dhe besimin që LSI-ja u jep të rinjve e te rejave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?