Fatos Lubonja: Basha po luan ngriva-shkriva. Andi Bushati: Fraza më qesharake që tha

Analistë dhe gazetarë të ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 kanë komentuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili nuk dha dorëheqjen por vetëm ngiu funksionet e tij në PD, pas humbjes së zgjedhjeve.

Analisti Andi Bushati shfaqi habi që Basha “edhe në kulmin e fajit më të madh e caktoi armikun, pra tha se ka ca njerëz që më kundërshtojnë mua por ata janë ata që s’punuan për mua”,- tha ai.

“Deklarata e tij ishte fallco sa për të kaluar momentin. Ai tha jam prapë kryetar, por për pak ditë. E treta dhe më qesharakja ishte fraza kur tha se unë e di çfarë ka ndodhur dhe përmendi kanabizimin e blerjen e votave”,- tha Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Fatos Lubonja u shpreh se Basha po luan ngriva-shkriva me këtë që deklaroi sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mendoj që duhet të jepte dorëheqjen, duhet të ishte një akt emancipues edhe për PD

Me ato që deklaroi tregoi se e bëri sa për të kaluar radhën, si ajo loja ngriva-shkriva”,-tha Lubonja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?