Fatos Lubonja: Festimi i 29 Nëntorit, një fyerje për të gjallët e të vdekurit

Sipas tij, kjo datë nuk duhet të përkujtohet më, duke qenë se ka qenë dita festive e diktaturës.

“Më duhet ta them që në fillim një opinion të fortë që s’është vetëm i imi: të përkujtosh me festime shtetërore një ditë që për 45 vjet rresht ka qenë dita festive e diktaturës, ditë që në kujtesën e shqiptarëve të burgosur, të pushkatuar, të izoluar, të lënë në injorancë dhe mjerim është e lidhur me glorifikimin e persekutorëve të tyre, është një fyerje.

Është një fyerje ndaj të vdekurve dhe ndaj të gjallëve”, shkruan ai për “Panorama”.

Si përjetim personal mund të them se duke zipuar nga njëri televizion në tjetrin atë ditë, m’u bë sikur po shihja një ëndërr, që më kthehet si makth herë pas here, në të cilën, megjithëse e di se kanë ndodhur ndryshime, unë dhe shumë bashkëvuajtës të mi ndodhemi ende në burg dhe s’i jap dot dum këtij paradoksi derisa më del gjumi.

Por kësaj here këtë ëndërr të keqe nuk e pashë në gjumë, por zgjuar, dhe jo bardh e zi, por me ngjyra”, shkruan më tej ai.

Lubonja thekson mes të tjerash se tradhëtia ndaj marrëveshjes së Mukjes çoi në vëllavrajse e diktaturë.

SHKARKO APP