FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fatos Lubonja: Monika ka aftësi ta bëjë LSI-në parti të fortë opozitare

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuar”, te Ylli Rakipi ka komentuar dorëheqjen e kreut të LSI-së Petrit Vasili, dhe marrjen e drejtimit të kësaj partie nga Monika Kryemadhi.
Lubonja është shprehur se Monika Kryemadhi ka të gjitha energjitë për ta kaluar LSI, në një parti të fortë opozitare.
“Jo çdo gruaje mund t’ia lësh partinë.  Duhen energji, sepse Edi Rama nuk mund t’ia lë partinë Lindës. Meta është i vetmi që ka bërë parti pa trashëgimi historike. Ish-komunistë këta të PS-së dhe ish të persekutuar nga ana tjetër. Ai ka bërë një partia klienterale. Të bëjë një parti të tillë do talent do energji. Ideja për të bërë bashkë njerëz kërkon energji, kërkon talent. Nëse do ta gjykojmë nga pikëpamja e energjisë e ka më të lartë Monika për të organizuar njerëz sesa Vasili. Sfida që kanë tani partite është që nëse ata mund të kthehen  nga parti klientelare për të bërë diçka më shumë. Kjo do që të bëjë opozitë të fortë dhe i duhet luftë për ekzistencë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?