Fatos Lubonja: Opozita është e përçarë, ende nuk ka bërë analizë të humbjes

Opozita në udhëkryq është tema e emisionit “Të Paekspozuarit”, ku janë të ftuar 4 analistë. Analisti Fatos Lubonja i qëndron mendimit se opozita sot është e përçarë, për shkak se ende nuk është krijuar një debat real për humbjen e 25 qershorit.

“Opozita sot është e përçarë. Basha duhet të krijonte mundëesine e një debati për humbjen, por sot problemi i madh që ka opozita është përcarja. Ne sot kemi ngjarje, ku mendoj se Basha duhet të kishte reaguar në mënyrë të rregullt, opozita nuk reagoi në aspektin e formimit të qeverisë, ku Rama tha do të qeverisim me popullin, ky është një nga problemet. Problemi tjetër i madh i opozitës është se çfarë duhet të shikojnë edhe ideologjikisht këto dy parti PD-LSI. Si do shkoj nga oligarkia kjo opozitë, te njerzit të populli, dhe një nga elemenet e rëndësishëm duhet të ishte i mungesës sociale. Pra, duhet një e djathtë sociale, që të tërheqë njerzit, idetë liberale i ka kapur më shumë PS, edhe pse është parti e majtë”, shprehet Lubonja./tpz/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?