FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fatos Lubonja: Pakti Rama- Basha pazar i politikës së vjetër

Analisti Fatos Lubonja tha sot se dyshja Rama- Basha më shumë se sa një zgjidhje për krizën u ofruan përsëri shqiptarëve pazarin e vjetër në kurriz të demokracisë.

“Jemi në lojën e politikës së vjetër, me një marrëveshje me stilin e “Krokodilit”. Kemi të bëjmë me ndarje pazaresh”, deklaroi Lubonja gjatë një bisede në “Neës 24”.

“Pse kjo është demokracia, këto takimet kokë më kokë nga 3 orë? A nuk i denonconte vetë Basha këto lloj takimesh”, tha analisti Lubonja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i PS-së, Edi Rama dhe ai i PD-së, Lulzim Basha u takuan sot për 5 orë me njëri- tjetrin. në Pallatin e Kongreseve, pas një takimi mbi tre orë që kishin patur një ditë më parë deri në orët e vona pas mesnate. Në fund të takimit të sotëm mes tyre, palët publikuan një marrëveshje, ku PD dhe partitë e opozitës do të regjistrohen në zgjedhje, por koalicionet parazgjedhore konsiderohen të përfunduara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?