Fatos Nano kandidat për President? Përgjigjet Damian Gjiknuri: Asnjë emër s’është i përjashtuar

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka folur sot për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Në një konferencë për mediat, Gjiknuri i bëri edhe njëherë thirrje opozitës për dialog për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

Më tej, Gjiknuri u pyet nëse ish-kreu i PS-së Fatos Nano do të jetë një kandidat i mundshëm për President.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtu nuk jam të komentoj emra të përveçëm. Të gjithë kanë shanse sipas asaj që ju thatë. E kemi thënë se kufizimet tona, që mos të jetë nga grupi parlamentar, por që ka kontribute shoqërore. Identifikimi i emrave në këtë fazë do ishte gabim dhe do krijonte pritshmëri të rreme. Askush nuk është i përjashtuar, përfshi dhe emrat që thatë”, tha Gjiknuri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me tej Gjiknuri tha se “Objekti i komisionit zgjedhor është i përcaktuar qartë, që është adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR apo edhe çështje të tjera që ndikojnë në mirëadministrimin e zgjedhjeve. E rëndësishme është që ne të fillojmë këtë proces. Ne jemi të hapur që ta çojmë përpara këtë proces. E mira është që ky proces të fillonte. Nuk është se ka emergjencë apo nxitim pasi për zgjedhjet vendore kodi zgjedhor është më se i plotë, nuk ka asnjë vërejtje, asnjë problematikë që mund të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve vendore”, tha Gjiknuri.

Ai deklaroi më tej se për zgjedhjet e përgjithshme duhet disa ndërhyrje në kod për arsye se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një dispozitë që ka të bëjë me pragun, apo me herësin për sa i përket listave të partive.

“Vota e emigrantëve është sanksionuar në kod, por meriton akte nënligjore dhe ka nevojë për një dakordësi si do realizohet vota në distancë. Janë çështje që janë të hapura për negociata. Nëse gjatë negociatave mund të dalin çështje të tjera mbetet për t’u parë, por objekti i komisionit të reformës zgjedhore është ky dhe është shumë i qartë”, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?