Fatos Nano mesazh Ramës dhe Ruçit

Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të PS, ish-Kryetari i kësaj force, Fatos Nano i ka dërguar një mesazh urimi Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit. Kryeministri ka peferuar që ta ndajë këtë urim me ndjekësit e tij.

SMS NGA FATOS NANO:

Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se çdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?