FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fillojnë të çregjistrohen partitë aleate të Ramës

Kryeministri Edi Rama, po shkon i vetëm drejt zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. KQZ-së i është drejtuar me një kërkesë për çregjistrimin edhe partia ”Aleanca Popullore”, e drejtuar nga Artur Dojaka, aleat i Edi Ramës.

Dojaka kërkon çregjistrimin nga zgjedhjet e 30 qershorit, për shkak të krizës politike në vend dhe mungesës së garancive për një proces demokratik.

”Referuar aktualitetit politik në vend, në mbështetje të nenit 64 të kodit zgjedhor deklarojmë tërheqjen nga kërkesa për tu regjistruar si parti politike në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Në këto kushte, kërkojmë përfshirjen në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të KQZ-së për ç”regjistrimin e Partisë Aleanca Popullore si subjekt politik për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Aleanca Popullore ka marrë këtë vendim, si pasojë e klimës së rënduar politike dhe cënimin e sigurisë në vend. Duke iu referuar kësaj situate gjykojmë si të pamundur zhvillimin e një procesi zgjedhor demokratik, mbyllet kërkesa e këtij subjekti politik”, thuhet në shkresën që Dojaka i drejton KQZ-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?