FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Firmoset “koalicioni i luftës” PDK-AAK-NISMA

Në Kosovë u mbyll në mesnatë afati për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Mediat atje shkruajnë se është arritur koalicioni mes PDK-së së Kadri Veselit, AAK-së së Ramush Haradinajt dhe NISMA të Fatmir Limajt. Këto parti nihen si “krahu i luftës” pasi kanë dalë nga ish-UÇK.

Deri më tani, Vetëvendosje është partia e vetme që nuk ka bërë marrëveshje për koalicion me ndonjë subjekt tjetër.

Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës dhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit bashkuan forcat. LDK dhe AKR kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor. LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?