FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falen në sheshin “Skënderbej”

Sot është festa e shënuar e besimtarëve myslimanë. Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit, e cila përmbyll edhe muajin e Ramazanit, gjatë të cilit është mbajtur agjërim.

Mijëra besimtarë janë mbledhur mëngjesin e sotëm për të falur Namazin e Bajramit, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu tha se, “Agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhrit tim falët Namazin e Bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falura. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se Fitër Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë Fitër Bajramit besimtarërt myslimanë shpërndajnë ndihma për më të varfrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?