FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitorja e PD në Kavajë, Patozi: Çliruese, oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes

Deputeti i PD-së Astrit Patozi, i mbetur jashtë parlamentit në zgjedhjet e 25 qershorit ka reaguar për fitoren e PD-së në Kavajë pas 6 vitesh qeverisje të këtij qyteti nga PS.

“Një fitore çliruese për Kavajën

Urimet më të mira Isa Sakja!

Swiss Digital Desktop Reklama

Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikëria dhe vlerat e marra peng prej vitesh te Kavajës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.

Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e Partisë Demokratike niste nga Kavaja. Ne do t’ia dalim.”, shkruan Patozi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?