Fitorja e PS, Manjani‏: Ka një të mirë kur i merr të gjitha – I lë të gjitha, siç i merr

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani vijon të komentojë fitoren e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në zgjedhjet e 25 qershorit.

Duke ironizuar alibitë që Rama përdori gjatë fushatës së tij me argumentin e “tepsisë së pushtetit”, duke fajësuar aleatët e tij në qeverisje që sipas tij ia kishin bërë të pamundur ndërmarrjen e reformave, Manjani shprehet se rezultati i së dielës e ka një të mirë.

Sipas Manjanit e mira e fitores së PS-së lidhet me faktin se tashmë ajo nuk do ketë asnjë alibi për të justifikuar dështimet e pritshme të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka një të mirë kur i merr të gjitha: I lë të gjitha,siç i merr! Kështu që le ti mbajnë,që të kenë çfarë të lënë! S’ka më alibi që “e pengojnë””- shkruan Manjani në reagimin e tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?