FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitorja e PS, Presidenti i KE përgëzon Ramën: Tani vazhdo me reformat që ke nisur

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka uruar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjet e 25 qershorit. Nëpërmjet një mesazhi Jucker e uron për rezultatin e arritur nga Partia Socialiste në zgjedhje, e cila mori 74 mandate.

Ai gjithashtu bëri thirrje për të tejkaluar kontrastet me opozitën si dhe të vazhdohen reformat që janë nisur.

“Ju keni një mandat të  qartë për të ndjekur reformat që tashmë kanë filluar. Ju  përgëzoj për rezultatin e arritur në zgjedhje. Rezultati tregoi për një mandat të qartë. Rruga e Shqipërisë në BE kërkon një debat konstruktiv . Me opozitën të bisedoni e të tejkaloni kontrastet. Shqipëria një partner i rëndësishëm për BE. Keni të gjithë mbështetjen e Komisionit Europian,” ishte mesazhi i Juncker.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?