Flakadanët kundër Ramës? Salianji: Është si të shkosh me tufë lulesh

Ai është njëri nga dhjetë deputetët që janë në procedim penal, për protestën e së hënës. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha sot në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus se nuk shkruhet askund se flakadanët janë të ndaluar në Kuvend.

Ai madje i krahasoi me tufa me lule, pasi u përdorën si simbolikë. Salianji është njëri nga deputetët që i hodhi kreut të qeverisë, flakadan.

”Ku shkruhet që nuk lejohet flakadani? Është si të shkosh me një tufë me lule. Nuk është piroteknikë, nuk dëmton asnjë. Është vetëm tymuese që tregon në mënyrë simbolike që këtu po i vihet flaka. Po thamë që kësaj i vihet kazma, po mora kazmë unë do trembeni ju?”, tha Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej deputeti theksoi se votimi duhej ndaluar me çdo formë dhe se protestat do të vijojnë në janar, duke mos zbuluar më shumë nga skenari i opozitës së bashkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Ai votim duhej ndaluar me çdo formë. Ne thirrëm protestuesit në rrugë, në këtë situatë jemi, nuk jemi në situatë normale. Çfarë ndodh kur vendoset tirania? Kjo ndodh. Pse po presim deri në janar për protesta? Sepse do të presim që Rama të jetë në Shqipëri dhe të jetë në punë, nuk do t’i thërrasim njerëzit për Krishtlindje dhe Vit të Ri”, u shpreh Salianji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?