Flamur Noka – Ina Ramës: I jeni mirënjohëse Kryeministrit Rama që përpiqet t’ju fusë kudo?

Komisioni ‘ad-hoc’ për vlerësimin e kandidatëve që do të përbëjnë organet e Vettingut zhvilloi sot seancën e dytë dëgjimore me aplikantët.

Para Komisionit u paraqit edhe ish-kryeprokurorja, Ina Rama, që kandidon për Kolegjin e Apelimit.

Para anëtarëve të Komisionit, Rama tha se gëzon besueshmërinë e publikut për këtë rol.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Unë gëzoj besueshmërinë e publikut për këtë rol. Kam qenë e paanshme, nuk jam pranë asnjë force politike. Kam hetuar çështje ku kanë qenë të përfshirë aktorë politik. Nuk kam asnjë lloj komunikimi me kryeministrin Rama, E dua gjyqësorin, 5 vite beteja ligjore që të rikthehesha’, tha ish-Kryeprokurorja Ina Rama gjatë fjalës së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit demokrat, Flamur Noka, i cili e pyeti nëse ishte në dijeni që është skualifikuar nga Gjykata e Strasburgut.

DEBATI

Ina Rama: Nuk kam të afërm në sistemin e drejtësisë.

Flamur Noka: Keni lidhje me ndonjë force politike?

Rama: Jo.

Noka: Gezoni besueshmërinë e publikut?

Ina Rama: Besoj shumë. Gjate ushtrimit të funksioneve të mia kam punuar me përkushtim.

Noka: Akuzat ndaj jush bëjnë të humbni besueshmërinë?

Ina Rama: Jo nuk besoj. Nuk ndjehem e politizuar.

Flamur Noka: Jeni skualifikuar nga gjykata e Strasburgut, përse? Keni dijeni për arsyet?

Ina Rama: Lista u kthye mbrapsht per mosndjekje te procedurës nga Shqipëria. Arsyet ishin proceduriale. Asgjë personale.

Noka: A jeni mirënjohëse ndaj kryeministrit që ngul këmbe t’ju fusi në çdo institucion, duke propozuar emrin tuaj?

Ina Rama: Kjo s’ka lidhje me mua.

Noka: Gatë kohës si kryeprokurore keni pasur çështje të rëndësishme, që jeni akuzuar për përfshirje.

Ina Rama: Unë nuk e kam ndjerë veten asnjëherë të politizuar për t’u përfshirë në çështje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?