Flasin Fevziu dhe Balla te “Çim Peka Live”
Të ftuar në puntatën e parë të emisionit “Çim Peka Live” në Syri Tv janë dy gazetarët e njohur Sokol Balla dhe Blendi Fevziu.
Të pyetur për krizën politike në vend dhe mospërfshirjen e ndërkombëtarëve të dy gazetarët kanë pasur mendime të ndryshme. Fevziu u shpreh se ndërkombëtarëve u ka ardhur në majë të hundër ndaj politikës shqiptarë, ndaj edhe ka vendosur që të mos ndërhyjë dhe ta zgjidhin vetë situatën ku janë futur.
“Nëse zgjidhja gjendet midis forcave politike ndërkombëtarët janë dakord ta mirëpresin. Se çfarë thonë ndërkombëtarët underground është gjë tjetër. Ndërkombëtarët e kanë lënë krizën të zgjidhet në Shqipëri. Ndërkombëtarët kanë pas raste kur kanë dështuar si në rastin e UÇK-së në Maqedoni, ku i quajti edhe terroristë, kur UCK rrethoi Haraçinaj, negociuan dhe e futën në politikë. Qëndrimi i ndërkombëtarëve është në raport me zhvillimet. Nëse opozita mbush sheshet, atëherë ajo merr tjetër vëmendje”
Ndërsa gazetari Sokol Balla edhe pse e quajti parodi vajtjen në zgjedhje të vetme të maxhorancës, tha se janë ndërkombëtarët ata që sipas tij nuk kanë pranuar të shtyhen zgjedhjet. “Ndërkombëtarët nuk kanë pranuar asnjë përpjekje për të shtyrë zgjedhjet. Në këtë vend ka rënë çatia, kënë rënë muret, por nuk kanë rënë themelet. Rama ka kërkuar të shtyhen zgjedhjet, por ndërkombëtarët kanë thënë jo”.
Gazetarët Blendi Fevziu dhe Sokol Balla u përplasën edhe për përgjimet e dosjeve ‘339’ dhe ‘184’, ku pretendohet që zyrtarë të lartë socialistë janë kapur duke blerë vota me persona me precedentë penalë.
Gazetari Balla tha se këto dosje nuk mund ti atashohen kryeministrit Rama sa kohë, sipas tij, nuk ka prova, ndërsa gazetari Fevziu tha se është e paprecedentë që në kohën që vendi po shkon në përplasje civile, Prokuroria të mos ketë një përgjigje.
‘Është e paprecedentë deri më tani që Prokuroria të mos ketë asnjë deklaratë për hetimet. Sepse minimumi populli po shkon në konflikt civil dhe duhet të ishin hapur hetimet. Që më 18 shkurt vendi ka hyrë në një spirale të panjohur dhe Prokuroria nuk qetëson publikun që këto dy përgjime që të thotë se i kemi hapur. Mund të kishte thirrur personat e përfshirë por që nuk na rezulton, ose mund të thoshte që na duhen edhe 10 vite për ta hetuar.”, tha Fevziu. /marrë nga syri.net/
KOHA JONË SONDAZH

