Fleckenstein: Çelja e negociatave e mundur gjysmën e parë të 2018
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka folur në një konferencë për shtyp lidhur me vizitën e tij në Shqipëri.
Ai tha se qëllimi i vizitës së tij ishte informimi për ecurinë e reformave, pas formimit të qeverisë së re dhe procesin e integrimit në BE.
Eurodeputeti gjerman theksoi se çelja e negociatave të anëtarësimit është i mundshëm gjysmën e parë të 2018-ës në varësi të ecurisë së reformave.
“Kam ardhur këtu të dëgjoj se cilat janë prioritetet e qeverisë pas zgjedhjeve. Po marr informacionin e duhur për rrugëtimin që do të ndjekë Shqipëria për integrimin në BE.
U takova me Presidentin dhe zyrtarë të tjerë. Reforma në drejtësi nuk është një proces i lehtë, por do të vazhdohet në këtë rrugë.
Nuk duhet të harrojmë edhe një gjë, përgjegjësia për çeljen e negociatave është e Këshillit dhe jo e Parlamentit Europian. Dua t’iu konfirmoj që ne në PE do vazhdojmë të punojmë dhe inkurajojmë faktorët në BE në mënyrë që negociatat të çelen gjysmën e parë të vitit që vjen.
Nëse vijohet me rrugën e reformave, vendimi të merret në mars. Me çeljen e negociatave më pas do të kemi mundësi të diskutojmë çështje të tjera deri në momentin që Shqipëria do të bëhet vend anëtar i BE.
Për çeljen e negociatave nuk ka kushte shtesë përveç pesë prioriteteve”, u shpreh Flekcnestien.
A i ka kerkuar Brukseli Shqipërisë të përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë?
I pyetur a eshtë e vërtetë që Brukseli zyrtar i ka kërkuar Shqipërisë të përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë?
“Nuk e di në fakt, ne të gjithëve gjithnjë na kërkohet që ti shpejtojmë edhe ti rrisim përpjekjet tona për të pasur marrëdhënie të mira me fqinjët dhe ndoshta ky është dhe rasti me Shqipërinë dhe Greqinë, ndoshta ka ndodhur dhe kjo gjë.”
Në ditën e tij të parë të vizitës në Tiranë, e hënë 18 shtator 2017, eurodeputeti pati takime me Presidentin e Republikës Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Gjatë takimit me Metën u vu theksi tek reformat gjithëpërfshirëse dhe një konsensus i gjerë pozitë-opozitë.
KOHA JONË SONDAZH

