Flet komisioneri për Shqipërinë, Fleckenstein: Duhet dëgjuar Presidenti Meta

Në kuadër të një aktiviteti me temë: “Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane”, në Bruksel kanë folur edhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein dhe eurodeputetja Monika Makovei. Fleckenstein tha gjatë fjalës së tij se është i informuar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri dhe ka bërë thirrje që ato të merren seriozisht, duke ju referuar këtu kërkesave të Presidentit Meta, por duke shtuar se BE-së nuk i takon të ndërhyjë në politikën e brandshme të Shqipërisë.

“Kam lexuar që Presidenti  është i shqetësuar për situatën dhe se ajo mund të dalë jashtë kontrollit. Ne duhet ta marrim këtë seriozisht edhe pse ne nuk na takon që të ndërhyjmë në politikën e brendshme të Shqipërisë”-tha Fleckenstein.

Duke folur rreth procesit të negociatave, Fleckenstein tha përgëzoi Shqipërinë për progresin e bërë sipas tij, dhe gjithashtu i bëri thirrje shteteve anëtare të hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë duke tërhequr edhe vëmendijen se disa shtete anëtare të BE nuk ndajnë të njejtin qëndrim me Parlamentin dhe Komisionin Europian lidhur me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?