Flet negociatori i tryezës së partive: Për të dëmtuar LSI-në, Rama s’donte koalicione

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, njëri nga dy negociatorët e tryezës së partive, u shpreh se është i lumtur nga marrëveshja e Ramës me Bashën, edhe pse kjo dëmton partitë e vogla.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Duka tha se zgjedhja e datës së votimeve më 25 qershor, nuk lë mundësinë për konfigurim të aleancave, gjë që është e dëmshme për partitë e vogla, përfshi edhe të tijën.

“Ne me gjithë negociatat që mund të bëjmë me PD, direkt pas marrëveshjes jemi të dëmtuar, jo vetëm ne, por edhe partitë e vogla majtas. Se ky Kod Zgjedhor është bërë për aleanca, jo për të dalë më vete. Jam i lumtur që u arrit marrëveshja, se ishim të gjithë të çoroditur. Barra e kësaj pune nëse Shqipëria do binte në destabilitet, do na binte neve. Ne i dhamë mundësinë Shqipërisë, të gjithë partitë të jenë në zgjedhje. Ky është sukses i madh. Pavarësisht se fitoj apo jo si forcë politike, jam i lumtur për marrëveshjen”, – u shpreh Duka, raporton “BalkanWeb”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PAA shtoi se nuk e  kishte parashikuar këtë marrëveshje për datën e zgjedhjeve, dhe nuk e kishte marrë një garanci të tillë nga Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prisja që zgjedhjet mund të bëheshin më 16 korrik, se mund të konfiguroheshin aleancat. Do të ishte më e drejtë. Basha e Rama e zgjodhën vetë. Rama do t’i tregojë aleatit të tij problematik se sa janë votat e tij, se nuk kanë pasur aleancë të qetë, se kanë pasur hedhje shkelmash. LSI do ketë rënie nëse del veçmas PS-së”, – u shpreh Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?