Fleta e votimit për kreun e PD-së (FOTOLAJM)

Nesër Partia Demokratike ka zgjedhjet brenda partisë. Në garë janë dy kandidatura, kryetari aktual Lulzim Basha i “vetëngrirë” nga posti dhe kandidati tjetër, Eduard Selami.

Kjo do të jetë fleta e votimit ku demokratët do të përzgjedhin një prej kandidatëve, duke votuar përbri tyre me shenjën x ose plus.

Janë rreth 103 mijë anëtarë të Partisë Demokratike që kanë të drejtën e votës, megjithëse një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhet jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet do të zhvillohen në mbi 60 degë, ndërsa numërimi i fletëve të votimit do të bëhet në selinë qendrore të partisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?