Floida Kërpaçi: Rinia do reagojë, nuk i duron më përrallat e Ramës

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi deklaroi sot në protestën e të rinjve para FRPD se rinia do të reagojë ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës. Kërpaçi tha se sot të rinjtë janë më të pashpresët dhe më të tallurit nga premtimet e Edi Ramës.

Ajo tha se protestat do të vijojnë deri në largimin e Edi Ramës. “Jemi sot këtu në javën tonë të tretë për ta refuzuar këtë qeveri. Për t’i thënë kësaj qeverie që nuk përfaqëson asnjërin prej nesh këtu, asnjërin prej idealeve dhe vizioneve tona për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri me vizion, për një Shqipëri që i shërben të gjithë shqiptarëve. Ai nuk e përfaqëson këtë gjë dhe ne do ju të vazhdojmë me protesta dhe me këmbëngulje duke i bërë thirrje të gjithë të rinjve të tjerë”,-  tha Floida Kërpaçi.

Fjala e Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi në protestë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“A ka sot një tallje më të madhe sesa t’i drejtohesh qytetarëve shqiptarë dhe ti thuash se është rritur niveli i punësimit në vend? Nuk ka sot tallje më të madhe sepse ka një fakt dhe për këtë fakt nuk flasim ne. Për këtë fakt flet çdo familje shqiptare e cila e di shume mirë se sa vështirë është të gjesh një vend pune në Shqipëri. Sesa vështirë është të mbyllësh muajin në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sesa vështirë është të gjesh një fije shprese në Shqipëri për të jetuar këtu dhe për të menduar një të ardhme këtu. Në fakt kjo nuk ekziston dhe gjithsesi ne nuk mund të pranojmë më përrallat dhe gënjeshtrat e kryeministrit duke i hedhur hi syve qytetarëve shqiptarë, duke i thënë se ka një mirëqenie të jashtëzakonshme në Shqipëri kur në fakt sot dua të përmend një fakt që ka dalë këto ditët e fundit.

Sipas raportit të Indeksit Rinor për vitin 2018, dhe kjo është diçka jashtëzakonisht shumë e rëndësishme, tregon që Shqipëria është në vend të parafundit për sa i përket mireqenies për të rinjtë, për sa i përket arsimit, për sa i përket shëndetësisë dhe për sa i përket sigurisë së të rinjve. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që të rinjtë nuk kanë shpresë për të jetuar në Shqipëri sepse nuk ka më një të ardhme të mirë këtu. Sepse qeveria e Edi Ramës, e një kryeministri të inkriminuar i shërben një grushti oligarkësh dhe jo njerëzve të thjeshtë, jo të rinjve me ëndrra dhe me vizione që e duan Shqipërinë pranë Bashkimit Europian. Jo të dashur të rinj. Nuk i shërben asnjërit prej nesh. 0.01% është buxheti për të rinjtë. Çfarë problemesh mund të zgjidhim ne me këtë buxhet? Zero probleme mund të zgjidhim. Prandaj të rinjtë sot e shohim si shpresë për tu larguar.

Për të mos folur pastaj për sistemin që është instaluar në Shqipëri, sistemin e antivlerave ku promovohet ai që merret me krim dhe me drogë dhe ai që është pjesë e këtyre oligarkëve që i shërbejnë një grushti njerëzish. Dhe të rinjtë, studentët, qytetarët e lirë dhe të thjeshtë që duan të punojnë me ndershmëri dhe duan të krijojnë jetën dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri, enden rrugëve, nuk kanë mundësi, nuk kanë të ardhme, nuk kanë mirëqenie, nuk kanë absolutisht asnjë mbështetje nga kjo qeveri e drogës dhe e krimit, e kryesuar, e ideuar dhe e dirigjuar nga Edi Rama dhe nga veglat e tij të vendosur nga ai me qëllime antishqiptare. Prandaj jemi sot këtu në javën tonë të tretë për ta refuzuar këtë qeveri. Për t’i thënë kësaj qeverie që nuk përfaqëson asnjërin prej nesh këtu, asnjërin prej idealeve dhe vizioneve tona për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri me vizion, për një Shqipëri që i shërben të gjithë shqiptarëve. Ai nuk e përfaqëson këtë gjë dhe ne do ju të vazhdojmë me protesta dhe me këmbëngulje duke i bërë thirrje të gjithë të rinjve të tjerë. Të na bashkohen për të ngritur një ideal dhe një vizion të ri, një vizion të ri që jep modelin e të rinjve që e duan vendin, punojnë për vendin. Dhe të gjithë së bashku me fuqinë e të rinjve, me energji rinore të shkojmë përpara dhe ta çojmë vendin tonë për në Bashkimin Europian”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?