FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Florida/ Të vrarë në një kompleks argëtimi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një kompleks argëtimi, në Jacksonville të Floridas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë pasdites së sotme.

Të shtëna të shumta me armë janë dëgjuar në kompleks, ndërsa policia raporton për disa të vrarë dhe bën thirrje që njerëzit të shmangin zonën ku është regjistruar ngjarja.

Sulmi është regjistruar gjatë një turneu lojërash në Jacksonville Landing Area, në një moment kur qendra ishte frekuentuar nga një numër mjaft i madh njerëzish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me shkaqet dhe personat që kryen sulmin e armatosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?